radiolidi - Hier entsteht mit Web-Gear eine neue Website! - Lajmet

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni
Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Postuar 07 Sep 2008 nga mediabledi
13 veta humbin jetën nga një aksident në Kroaci
Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një përplasje në autostradë përgjatë bregdetit të Adriatikut në Kroaci. Disa orë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit, ende kanë punuar në nxjerrjen e pasagjerëve të plagosur.
Postuar 07 Sep 2008 nga mediabledi
Iniciativa për partinë e re shqiptare me tre deputetë
Deputeti i PDSH-së, Abedin Zymberi ka konfirmuar kalimin dhe përfshirjen e tij në radhët e subjektit të ri politik që të do të drejtohet nga Imer Selmani.
Postuar 07 Sep 2008 nga mediabledi
Krasniqi: Kosovën nuk e shqetëson iniciativa serbe
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të premten se, Kosovën nuk e shqetëson iniciativa serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të deklarohet rreth legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës.
Postuar 06 Sep 2008 nga mediabledi
Mustafaj synon kreun e PD-së në Tiranë
Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur lëvizjen e tij të re brenda partisë më të madhe. Ai ka shfaqur ambicien e tij për të drejtuar Partinë Demokratike në Tiranë.
Postuar 06 Sep 2008 nga mediabledi
Kosova “virus” për Cvetkoviqin
Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjet në Gjeorgji, mirëpo ka shtuar se - “Serbia e kishte tërhequr vërejtjen se Kosova do të shndërrohet në virus”.
Postuar 06 Sep 2008 nga mediabledi
Selmani:Partia e re një opcion i ri për shqiptarët
Imer Slemani sot edhe zyrtarisht tha se tërhiqet nga të gjitha organet partiake të PDSH-së, ndërsa gjatë ditës për këtë ka informuar kryetarin e partisë Menduh Thaçi.
Postuar 04 Sep 2008 nga mediabledi
Shkupi s’ka kapacitet për shkencën shqiptare
Rreth 500 shkencëtarë shqiptarë, të 12 lëmenjve do të tubohen në Tiranë, për të marrë pjesë në evenimentin më të madh shkencor të studiuesve shqiptarë, të cilin e organizon Instituti “Alb-shkenca”, me seli në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Përgëzime për muajin e bekuar të Ramazanit
Organizata Humanitare “El Hilal” ka përgëzuar besimtarët islamë në Maqedoni e më gjerë, me rastin e muajit të Ramazanit.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Ilirida nisi të funksionojë
Pas paralajmërimeve për formimin e institucioneve të Republikës së Iliridës, të premten është dërguar edhe Komunikata nr. 1 e kësaj Republike, që deri tani vepronte si Lidhje Kombëtare Shqiptare e Iliridës.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Kaos në pranimin e studentëve, nuk përputhen lëndët e maturës shtetërore
Qeveria le ta zgjidhë problemin që vetë e ka shkaktuar, nëse nuk dëshiron të përballet me protestat e nxënësve, apelojnë një grup prindërish të revoltuar me kaosin që është shkaktuar në disa fakultete, për shkak të lëndëve interne të maturës shtetërore ( me vlerësim brenda shkollës).
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Do të monitorohet punësimi i shqiptarëve në shëndetsi
Formimi i një departamenti të ri në Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e punësimeve sipas përfaqësimit adekuat të etniteteve do të jetë një nga risitë që parasheh Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.

Homepage kostenlos erstellt mit Web-Gear


Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der Autor dieser Homepage. Missbrauch melden

Zum Seitenanfang