radiolidi - Hier entsteht mit Web-Gear eine neue Website! - Poezi

Poezia: PA TY

Rri ne dhome e vetmuar
Nuk mundem te mos mendoj
Tani ja duke kujtuar, kohen tone"!

Ishim krejt te marr nuk mendonim shume large
Per mua ishte cdo gje ne rregull, deri sa ty te kisha pran!
Ti ishe heroi im e une Princesha jote
Nje Princesh e vogel qe zemren ia more.

E kujtoj gushtiné ne Mitrovice, qytetin tone
Me duket se i terri ndriqonte nga dashuria jone.
Ne ate kohe te nxet ne ditet e gushtit ´98
Me ty isha e, tash cdo gje eshte tret.

Edhe buza jote qe etjen ma shuante
Dora jote qe me shtrengonte
Trupi yt qe ne ditet e ftohta me ngrohte
Emri yt qe me gezonte
Floku yt ai flok i imi,
tani humben, i dhan fund nje kujtimi.



Poezia: Pa rrym!!

Pse spo me len me fol, Pse po me thuani "Mshele ate gojé"?!!
Pse a po ju dhemb e verteta a?? O na lodhet mo me fjelte te njejta!

Edhe shpirti na u ka lodh prej durimit, krejt u plakem para vakti prej zhgenjimit.
Prit 1 vit e prit 2 vite per nje drité, u ben edhe 4 vite pa drité tuj prit.

HIQ SPO MUJ ME KUPTU, PSE RRYM NUK KA?!!!
CKA U BO BRE VLLA ?!!

Kur shkaun nga Kosova kemi mujt me largu,
e tash 2 KW rrym spo jemi ne gjendje mi prodhu!

Katastrof be njeri, krejt tmerr,
se na shkoj jeta ne Kosoven e lire krejt ne terr.

Femijet u riten e rinia u plak
tuj prit veq me pas drit, o krejt pak.
Hjate ket vit e hajte ate vit,veq nje dit me pas drité.

Dikujt ju ka bo njejte e u mesu,
e dikush si une po don mu tranu!!!!

E leshoj televizionin me shiqu nje film me seria
e duke e shikuar me ndalet rryma!!!!! ( ja kajsha dertin a opet a??!!)

Dal ne qytet agregatat me tranojne,
te tone nervoz as nje MIRDITA sma thojne!

E marr gazeten me lexu dicka e kohen me kalu,
Floket larte me qohen kur lexoj.....e kadale mundohem mi kuptu (KON?)

Politikanet e Partité e milionta, e te ndara
kur lexoj per ta me duket se ndermjet veti ata bejne vetem gara!!

Boll po me vjen inati me fol e me tregu
por vallahi ne anen tjeter po du me explodu!!!!

Por prap ndalem e mo nuk lexoj, tjeter dicka filloj.

Nisna me shku me nejt dikun kohen per me humb
ja nisin folin per Politik e me vjen me jau tharb hunt.

Dy veta nuk munesh mi bo njé e me pas nje mendim
Secili ma i meqem se tjetri, secili ma TRIM!!!

Qohna edhe prej atyre largohna e nisna mu kthy ne shpi
Duke e lutur Zotin me pas rrym perseri

duke u lutur Zotit per rrym, dikush vjen nga large e me krah me shtyn,
Edhe me shikon aq vrazhde dhe me thot "KU I KE SYT BE?!" ....vazhdon



Poezia: TË PAVDEKUR

Ju bijtë e shekullit të ri
Ju trimat e paharruar
Ju luftarët e lirisë
Emtin tuaj
Në çdo vepër e shënojmë
Luftuat e lirin e fituat
Ju trimat e shekullit të ri
Të pavdekur
Pushoni në zemrat shqiptare
Gjaku juaj theu kufirin
Ne, ne pushojmë të qetë
Lulëkuqen që na dhuruat
Arom me emrin LIRI...



Poezia:
Atë ditë kurrë do të largohëm nga kjo botë
mos më kërko kot
mos hudh lule dhe mos derdh lotë
Mos i përkujto puthjet e mija
mos i ëndro fjalët e mija
sot jam këtu, nesër sdo të jem

Eigene Website kostenlos erstellt mit Web-Gear


Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der Autor dieser Homepage. Missbrauch melden

Zum Seitenanfang